Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe delegacioni i tij, kanë shkuar në Shtëpinë e Bardhë, ku pritet nënshkrimi i një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës, në prani të Presidentit të SHBA, Donald Trump.
Takimi i cili pritej të mbahej në ora 17:00 akoma nuk ka filluar, transmeton Klan Kosova.
Vuçiq dhe ekipi i tij kontrolluan edhe një herë përmbajtjen e marrëveshjes, para se të nënshkruhej.
Kjo u bë e ditur me anë të një postimi në rrjetin social Instagram në faqen zyrtare të Vuçiq.