Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Përfaqësuesi i Përhershëm rus në OKB janë ankuar në fjalën e tyre për shkak të pranisë së grave të mbijetuara të luftës që Osmani
Presidentja Osmani ka hyrë në seancën e Këshillit të Sigurimit e shoqëruar nga katër gra heroina nga Kosova -Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin dhe Shyrete Tairin të cilat kanë pësuar nga lufta e fundit në Kosovë në forma të ndryshme. Osmani tha se do ta përfaqësojnë Kosovën për t’u siguruar që e vërteta do të dëgjohet dhe do të mbrohet.
Përfaqësuesi rus Vasily Nebenzya ka thënë se gratë nga Kosova edhe nëse janë lejuar të hyjnë ato është dashur të ulen atje më larg.
“Kjo është shkelje e procedurës pavarësisht kush e ka bërë” ka thënë Nebenzya.
Ndaj kësaj ka reaguar Osmani duke thënë se Hoti, Krasniqi, Muçolli edhe Tairi kanë shkuar aty si pjesë e kabinetit të saj.