Presindenti serb, Aleksandër Vuçiq, sonte deklaroi se në tetor do të fillohet faza e re e dialogut të brendshëm me Kosovën, dhe e vuri në dukje se është koha e duhur për këtë, meqë sipas tij ky është thelbi i së tashmes dhe së ardhmes së tyre politike, shkruan Tanjug.
Vuçiq po ashtu deklaroi se si president e kishte përkrahur vendimin e Listës Serbe për të hyrë në Qeverinë e Kosovës dhe se që nga viti 1999 për herë të parë partitë shqiptare nuk e përbëjnë shumicën.