Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë se do të lejojë eksportin e grurit të kontraktuar nga Shqipëria sa më shpejt të jetë e mundur duke shtuar se kështu do të veprohet me çdo vend të rajonit.
Në një deklaratë për mediat, Vuçiç theksoi se gruri, vaji dhe mielli janë të kërkuara në rajon dhe botë dhe shpjegoi se Serbia ka disa marrëveshje të vjetra dhe disa të reja që kapin vlerën e 350 mijë tonëve grurë. Ai tha se qeveria ka ndaluar eksportet për shkak të krizës, por për vendet e rajonit sipas tij, duhet bërë një përjashtim.
“Kemi grurë, vaj, misër që po kërkohet gjithnjë e më shumë. Ne kishim nënshkruar kontrata me shpejtësi të pabesueshme vetëm për 350 mijë ton grurë, i thashë qeverisë: “Të lutem ndalo”, që ta ruajmë për qytetarët tanë dhe ne kemi mjaft, më shumë se kaq”, tha Vuçiç. “Do të lejojmë së shpejti eksportin e grurit në Shqipëri, kështu do të jetë edhe me vendet e tjera të rajonit”, shtoi ai./abcnews.al