Vuçiq: Duhet një zgjidhje kompromisi për Kosovën

Prishtinë | 09 Qer 2024 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se për Kosovën nevojitet një zgjidhje kompromisi dhe se siç tha ai “nuk mund të ketë zgjidhje të njëanshme sipas së cilës shqiptarët fitojnë gjithçka dhe serbët humbasin gjithçka”.

Në një intervistë për gazetën zvicerane Die Weltwoche, Vuçiq tha se çështja e Kosovës kërkon një kompromis dhe se në procesin e negociatave i janë afruar një zgjidhjeje të tillë, por se nuk është arritur sepse siç pretendoi ai “Kosova nuk i përmbush obligimet e saj”, raporton Tanjug.

Vuçiq tha se tani nuk ka as bisedime,  dhe se sipas pretendimeve të tij, “Beogradi është gjithmonë i gatshëm për dialog”.

Të ngjashme