Vuçiq e falënderon Greqinë rreth qëndrimit ndaj Kosovës

Prishtinë | 28 Mar 2023 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se Serbia dhe Greqia konfirmuan përkushtimin dhe mbështetjen e tyre ndaj parimeve të rezolutave të OKB-së dhe integritetit territorial.

Pas takimit me Presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou dhe pas takimit të delegacioneve të Serbisë dhe Greqisë, duke iu referuar qëndrimit të Greqisë rreth njohjes së Kosovës “ashtu si Greqia mbështet integritetin e tyre territorial, edhe Serbia mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit helen “si në tokë ashtu edhe në ujë”.

“Faleminderit presidentes dhe kryeministrit për mbështetjen e integritetit territorial. Respekti për të drejtën ndërkombëtare është i rëndësishëm për ne dhe gjatë takimit konfirmova se sa e rëndësishme është të punohet për zgjidhje kompromisi me Prishtinën”, tha Vuçiq.

Presidenti theksoi se ky është një dialog shumë dinamik me Greqinë dhe kujtoi të gjitha takimet që ka pasur me zyrtarët e atij vendi.

Të ngjashme