Vuçiq e luan të fortin para takimeve në Bruksel: Kurti do të bërtas dhe bëjë drama derisa t’i them ndalu

Prishtinë | 26 Qer 2024 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka vazhduar me avazin e tij të vjetër duke e luajtur të fortin në prag të takimit të nivelit të lartë në Bruksel me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.

Në një konferencë për media ai ka thënë se pret që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të “bëjë drama”.

“Unë pres që ai të dramtaziojë dhe të bërtas, derisa t’i them të ndalet, dhe kaq”, ka thënë Vucic.

Kreu i shtetit serb ka thënë se s’pret ndonjë konkluzion pas takimit të sotëm me Kurtin në Bruksel.

Të ngjashme