Ndonëse me raport tejet të acaruar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, politikani gjerman dhe kreu i komitetit për punë të Jashtme i Bundestagut, Michael Roth, ka udhëtuar drejt Beogradit për të takuar të parin e shtetit serb, shkruan Gazeta Express.
Për këtë takim ka njoftuar vetë Aleksander Vuçiq në llogarinë e tij në “Instagram”, duke e pranuar që biseda me politikanin gjerman ka qenë edhe e vështirë, gjë që nënukptohet edhe nga fytyra e Vuçiq në takim.
“Një bisedë shumë e hapur dhe e vështirë me Michael Roth”, ka njoftuar Vuçiq.
Para udhëtimit në Beograd, Roth gjatë ditës së djeshme kishte qenë cak i politikanes serbe Ana Bernabiq, e cila kishte reaguar ndaj politikanit gjerman për shkak të falënderimit që Roth ia kishte bërë Malit të Zi për përkrahjen e Rezolutës për shpalljen e 11 korrikut Ditë të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës.
Roth dhe Vuçiq kanë pasur përplasje të vazhdueshme në distancë për çështjen e zgjedhjeve në Serbi dhe gjithashtu edhe për tematika që ndërlidhen me Kosovën.