Vuçiq e senatori Johnson flasin për Kosovën

Prishtinë | 30 Gus 2017 | 09:04 | Nga

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar dje me senatorin amerikan Ron Johnson. Me këtë rast, Vuçiq theksoi se gjatë takimit ata diskutuan hapur për të gjitha çështjet politike, duke përfshirë, ndër të tjera edhe Kosovën.

“Asgjë nuk fshehim. Një nga gjërat e rëndësishme është Kosova , dialogu i brendshëm që zhvillohet në Serbi, dialogu me përfaqësuesit e Prishtinës dhe se si dhe në çfarë mënyre të arsyeshme, të gjithë së bashku të kemi qasje në zgjidhjen e problemeve të Ballkanit Perëndimor, raportojnë mediat serbe.

“Këto diskutime nuk janë të lehta për vendin tonë, le të vetëm në bisedimet me bashkësinë ndërkombëtare, pasi që shumica e vendeve kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme