Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vendosur që të hesht deri më 6 maj dhe të mos i komentoj deklaratat e homologut rus, Vladimir Putin, i cili doli me një qëndrim më ndryshe karshi shtetësisë së Kosovës.
Lideri i Kremlimit tha në takim të martën me sekretarin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, se i ka lexuar krejt dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe se i njëjti parim i vetëvendosjes do te duhej të vlente edhe për republikat e vetëshpallura Donjetsk e Luhanks të Ukrainës që Moska i ka pranuar si të tilla.
Vuçiq që e kishte caktuar një adresim për të premten mbrëma, tha këtë të shtunë se e ka shtyrë atë për një javë më vonë.
“Qëndrimin tim mbi këto deklarata do ta shfaq më 6 maj kur t’i drejtohem kombit” tha Vuçiq, derisa po e ndiqte një prezantim të forcës ushtarake të Serbisë.
Aty, ai rikonfirmoi qëndrimin se nuk do të ndodh asnjëherë njohja e Kosovës nga Serbia, ani se sipas tij, kjo është arsyeja pse pala kosovare se nuk po e do vazhdimin e dialogut.