Vuçiq e uron diktatorin e Venezuelës për fitoren e tij në zgjedhje

Prishtinë | 30 Kor 2024 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka uruar sot presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro për fitoren e tij në zgjedhje dhe i ka uruar sukses në përpjekjet e tij “profesionale” dhe në sfidat në drejtimin e këtij vendi.

“Ju përgëzoj për fitoren në zgjedhje. Kohët në të cilat jetojmë sigurisht nuk janë të lehta dhe ju uroj suksese në përpjekjet tuaja profesionale dhe sfidat në udhëheqjen e Republikës Bolivariane të Venezuelës”, thuhet në urimin e Vuçiqit të kumtuar nga shërbimi i tij për media.

Vuçiqi ka theksuar se Serbia vlerëson që Venezuela “tregon respekt për parimet e së drejtës ndërkombëtare, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke mbështetur në këtë mënyrë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”.

Të ngjashme