Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, teksa po fliste për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë të mërkurën se “Kosova po përgatitet kundër serbëve”.
Vuçiq gjatë jë interviste në TV Pink, ka thënë se “dialogut i ka humbur kuptimi”.
“Por ne do të i përgjigjemi dialogut”, ka thënë Vuçiq.
Megjithatë, ka deklaruar se s’ka marrë ftesë për një raund të ri të bisedimeve me Kosovën.
Njeriu më i pushtetshëm në Serbi gjithashtu ka deklaruar se duan që ta ruajnë paqen.
“Kam frikë se do të jap gjithçka nga vetja dhe do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen”, ka thënë ai.
Mirëpo, beson se “Serbia duhet të jetë e vetëdijshëm”, siç e quajti ai “hipokrizinë që i rrethon”.
Po ashtu Vuçiq ka folur edhe raportet me Rusinë, duke thënë se “do t’i ruajnë ato”, përkundër situatës aktuale gjeopolitike, duke shtuar se njëkohësisht “janë në rrugën evropiane”.