Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka thënë se “zgjidhja e siç e ka quajtur “krizës në veri të Kosovës është një lëvizje shtetërore e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.
Sipas Dodik, “kreu i shtetit serb edhe një herë tregoi se është njeri i paqes dhe dialogut, jo konfliktit”.
Ai thekson se me këtë siç e quan “sukses diplomatik të Serbisë, Vuçiq në mënyrë paqësore dhe demokratike siguroi që serbët në Kosovë të mund të jetojnë në paqe dhe të lëvizin lirshëm, dhe kështu edhe një herë tregoi aftësinë dhe forcën e Serbisë për të mbrojtur popullin e saj në Kosovë”, raporton Tanjug.