Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e falënderoi homologun e tij nga Palaui Thomas Remengesau për siç thuhet vendimin e vendit të tij për të anuluar njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Presidenti serb tha se marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të adresohen përmes dialogut, duke respektuar parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe shprehu shpresën se do të krijohen kushte për vazhdimin e dialogut, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, transmeton Klan Kosova.
Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet dypalëshe me Republikën e Palauit, kreu i shtetit serb theksoi se nënshkrimi i Marrëveshjes për Miqësi dhe Bashkëpunim krijoi bazën për zhvillimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Sipas zyrtarëve serbë, Republika e Palauit është vendi i 13-të që ka tërhequr njohjen e Kosovës.