Mediat në Serbi gjatë ditës së djeshme kanë sjellë rrëfimin e një personi i cili pretendon se e di emrin e vrasësit të Oliver Ivanoviqit.
Boban Bogdanoviq, i cili thotë se ishte mik me kriminelin e vrarë serb, Aleksandar Gligorijeviq – Puki, anëtar i klanit Veljko Belivuk, tha për mediumin KRIK se Oliver Ivanoviq u vra nga Lubomir Lainoviq nga Novi Sadi dhe se vrasja ishte urdhëruar nga Zvonko Veselinoviqi, transmeton Reporteri.net.
Këto pretendime i ka quajtur gënjeshtra, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, derisa ka refuzuar të komentojë më shumë për këtë çështje.
“Organet kompetente duhet të bëjnë punën e tyre dhe më mirë të mos reagojnë ndaj historive dhe gënjeshtrave të pakuptimta, tha presidenti i Serbisë.
“Unë as nuk mund të komentoj për këtë”, tha Vuçiq në TV Pink.