Vuçiq: Jam i gatshëm të punojë në planin evropian – por me kufizime të qarta

Prishtinë | 27 Shk 2023 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se pret një takim të vështirë sot në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, dhe se “Serbia është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon” si dhe në këtë kontekst “është i gatshëm të punojë në konceptin e planit të ofruar, por me kufizime të qarta të caktuara nga ai”.

Ai ka thënë se gjatë bisedës telefonike me këshilltarin e posaçëm në Departamentin e Shtetit amerikan, Derek Chollet, i ka thënë se pret që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Ndërsa diplomati amerikan ka theksuar se SHBA plotësisht e përkrahin propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, raportojnë mediat serbe.

Të ngjashme