Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është në ditët e fundit në këtë post.
Në një tubim në Partisë Përparimtare Serbe në Beograd, Vuçiqi ka thënë se do të dorëhiqet “për pak javë”.
Ai paraqitjen e ka cilësuar si “ndoshta e fundit para një turme kaq të madhe”.
Në këtë tubim, Vuçiqi ka prezantuar edhe formimin e një liste zgjedhore të quajtur “Serbia e Bashkuar” për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
Ndërsa duke folur për Kosovën, ai ka thënë se Serbia është e hapur për të diskutuar “por jo për të negociuar se i kujt është territori”.
Vuçiqi është në pushtet qe 13 vjet.
Në Serbi qe një vit e gjysmë ka protesta të vazhdueshme, të nisura nga studentët, pas shembjes së një çatie të një stacioni treni në Novi-Sad në nëntor të 2024-s, që la të vdekur 16 persona.
Mandati i tij si president i Serbisë është deri në mes të vitit të ardhshëm.