Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se ai dëshiron që të nis një rrugë të re lidhur me Kosovën edhe pse sipas tij serbët nuk janë ende gati për këtë gjë ai nuk do të hezitojë.
Ai në një intervistë për gazetën zvicerane”Blick” ka thënë se është e lehtë të thuhet e të shkohet për të luftuar Kosovën, transmeton Klan Kosova.
“Megjithatë kjo gjë na ka çuar gjithmonë në luftë. Unë dua të shkoj me një rrugë të re – në Serbi. Unë dua që në mënyrë të hapur dhe të drejtë të flasim për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë”.
I pyetur se sa kohë ka ndërmend të qëndrojë në pushtet, kreu i shtetit serb deklaroi se nuk ka asnjë dyshim se në zgjedhjet e ardhshme do të fitojë por se ndoshta nuk do të kandidojë për pozitën e të parit të Serbisë,
Në vërejtjen se në Bosnjë nuk besojnë se ai është një njeri i pajtimit, ai tha se, në bazë të hulumtimit në këtë vend, pas Vladimir Putinit ai është politikani i huaj më i preferuar dhe që nuk e fsheh të kaluarën e tij.
“Unë nuk kam turp të them se kam ndryshuar. Vetëm gomarët nuk ndryshojë. Unë jam krenar që çdo ditë e dëshmojë një gjë të tillë dhe se më besojmë qytetarët ”
Ai shtoi se nuk mund të thotë se i vie turp, por që është duke i analizuar gabimet e tij dhe se ende është një serb krenar.