Vuçiq: Kemi presion për ta njohur Kosovën, por s’dua të përfundoj si Zaev me Marrëveshjen e Prespës

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se kanë presion nga Perëndimi për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai ka pohuar se vetëm me një ledhatim krahu, ai do të shpallej vizionar, por që në fund është shprehur se do të përfundonte sikur Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, raporton Netpress.mk, transmeton Klankosova.tv.

“Ata duan që ta përmbysin tërë Serbinë përmes Kosovës dhe kjo nuk është larg nga e vërteta. Ata do të ju thonë se politikanët më modernë janë ata të cilët e pranojnë pavarësinë e Kosovës dhe Serbia të mos marr asgjë”, ka thënë Vuçiq.

“Apo të shkruhet një tregim i bukur në gazetë dhe të përfundojë sikur Zoran Zaev me tregimin për Marrëveshjen e Prespës. Ai nuk di çfarë të bëjë tash me veten sepse ata [Bashkimi Evropian] nuk duan që t’i hapin negociatat me këtë shtet. Dhe unë s’e di pse”.

Të ngjashme