Vuçiq kërkon më shumë banorë në Toplicë dhe ripyet për Ushtrinë e Kosovës

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 14:48 | Nga

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka qëndruar në vise të Toplicës dhe atje ai është ankuar për pakësimin e popullatës së saj.

Vuçiq në Prokuple ka ftuar qytetarët e Toplicës që të mos e braktisin vendlindjen e vet. Ai ka thënë se trendi i zvogëlimit të popullatës në Prokuple, Kurshumli e Bllacë është për shqetësim, transmeton Koha.net.

“Kjo është dekurajuese dhe për tmerrësisht e vështirë për mua. E di mirë rëndësinë e Toplicës dhe ky rajon ka qenë i pari kur Serbia ka kërkuar luftëtarë. Shpresoj se nuk do ta humbim Toplicën për shkak të numrit gjithnjë e më të vogël të njerëzve”, citon FoNet të ketë thënë Vuçiq i cili në vazhdim i ka ftuar gratë e kësaj pjese që të lindin fëmijë.

“Para së gjithash i lus gratë dhe nënat për këtë nevojë të Serbisë. Serbia nuk do të ekzistojë pa lindje të fëmijëve”, ka thënë ai duke premtuar ndërtimin e autostradës deri në Kosovë, e cila, sipas tij, do të ndihmojë jetën e banorëve të kësaj ane.

Duke folur për Kosovën, Vuçiq sërish është pyetur se “ku shkruan që shqiptarët kanë të drejtë të formojnë Ushtrinë e Kosovës dhe ka shtuar se serbët duhet ta dinë se Serbia është me ta”.

Mos formimin Asociacionin e Komunave serbe Vuçiq e ka quajtur gënjeshtër pesëvjeçare dhe ka vlerësuar se Prishtina është e përkëdhelura e bashkësisë ndërkombëtare

Në fund Vuçiq ka thënë se nga Gjykata Speciale për Kosovën nuk pret asgjë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme