Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se një vizitë në Mynih, ku do të marrë pjesë në një konferencë të sigurisë të enjten dhe të premten, ka një rëndësi të madhe për Serbinë, pasi do të jetë në gjendje të vlerësojë më mirë se cilat janë “hapat e mëtutjeshëm të qeverisë së Prishtinës, cilat janë hapat e gjermanëve, amerikanëve dhe të gjithë të tjerët në bashkësinë ndërkombëtare “.
Në një intervistë për Sputnik, ai tha se pritej të takohej me të dërguarin special të Amerikës Richard Grenell gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, dhe se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka të ngjarë të jetë i pranishëm, “kështu që ne do të shohim se si do të jetë atmosfera dhe si do të duket”, transmeton Klan Kosova.