Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se takimi në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, do të fillojë të hënën në ora 8 të mëngjesit.
Vuçiq ka thënë se nuk është optimist për ndonjë dakordim në këtë takim.
“Bisedimet do të fillojnë në ora 8 të mëngjesit, do të nisem nga Beogradi në ora 4 apo 4:30, apo edhe sonte”, tha Vuçiq. “Unë do të shkojë, jo pse mendoj se mund të bëjmë ndonjë gjë, por që të mos u japim arsye që ta fajësojnë Serbinë se nuk dëshiron të marrë pjesë. Ne u thamë se ata duhet të formojnë Asociacionin në përputhje me propozimin e ekipit menaxhues të Serbisë..”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq, ka theksuar se situata është më e vështira në 10 vjetët e fundit.
“Nuk ka dyshim se situata është më e vështirë se në 10 vitet e fundit. Ne bëmë marrëveshje të rëndësishme për diplomat dhe kartat e identitetit dhe dukej se kjo do të ishte një shtysë për të çuar përpara bisedimet tona”, tha Vucic.
Sa i përket shtyrjes së afatit për implementimin e vendimit për targat ilegale KM, Vuçiq tha se nëse Kurti done ta shtynte vendim do ta shtynte me herët.
“Nëse do të donte ta shtynte vendimin, do ta shtynte më herët. Mendoj se ideja është t’i japim atij mundësinë për të vonuar vendimin e supozuar të saktë. Kurti tregoi se nuk i do serbët në Kosovë. Zëvendës i tij ka dashur të emërojë dikë që ka marrë 30 herë më pak vota se deputetët e Listës Serbe” tha Vuçiq në një medium serb.
Ai thotë se Kosova nuk po i kushton vëmendje shpalljes së zgjedhjeve të reja.
“Siç janë gjërat sot, jam absolutisht i sigurt se Lista Serbe do t’i bojkotojë ato zgjedhje. Sigurisht, ata do të jenë të ekspozuar ndaj presionit”, paralajmëroi Vuçiq.
Sipas Vuçiq shqiptarët nuk i duan serbët në Kosovë respektivisht kryeministri Kurti.
“Ne thamë se duhet ta formoni Asociacionin në përputhje me propozimin e serbëve dhe se duhet të anuloni vendimin për targat. Ju keni gënjyer publikun se keni të drejtë për këtë. Shqiptarët kanë treguar se nuk duan serbët në Kosovë, dmth Kurti. Ai ka vënë njeriu që ka marrë 30 herë më pak vota”, tha Vuçiq. “Çfarëdo që të bësh në këtë vend do të fajësohesh. Me muaj të tërë pyesnin se çfarë duan serbët në institucionet e Kosovës, dhe kishte arsye për këtë. Kur u bë e qartë se atje nuk ka shpëtim, atëherë ata të njëjtit thonë pse po lëshojnë institucionet. Prishtina u fut në aksion”.
Ai ka thënë se Kosova nuk ka të drejtë për ri regjistrim e veturave nga targat ilegale KM ne legale RKS.
“Ne thamë se duhet ta formoni Asociacionin në përputhje me propozimin e serbëve dhe se duhet të anuloni vendimin për targat. Ju keni gënjyer publikun se keni të drejtë për këtë. Shqiptarët kanë treguar se nuk duan serbët në Kosovë, dmth Kurti. Ai ka vënë njeriu që ka marrë 30 herë më pak vota”, tha Vuçiq. “Çfarëdo që të bësh në këtë vend do të fajësohesh. Me muaj të tërë pyesnin se çfarë duan serbët në institucionet e Kosovës, dhe kishte arsye për këtë. Kur u bë e qartë se atje nuk ka shpëtim, atëherë ata të njëjtit thonë pse po lëshojnë institucionet. Kosova fut në aksion”.