Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Kosova është një shtet i pavarur për SHBA dhe ata nuk u intereson asgjë tjetër përveç njohjes.
“Ky është qëndrimi i tyre, sido që të jetë administrata, janë pritshmëritë e tyre. Unë pres të njëjtën gjë nga Mattheë Palmer kur të vijë e të na thotë. Sidoqoftë, nuk e di se çfarë duhet të thotë BE-ja, tha ai.
Vuçiq theksoi se BE-ja duhet të jetë më specifike sepse sipas tij nuk kanë një pozicion të qartë, transmeton Klan Kosova.