Vuçiq: Kosova tema kryesore në negociatat me BE-në

Beograd | 13 Gus 2017 | 08:17 | Nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar dje në Beograd se Serbia në negociatat me Bashkimin Evropian, ka edhe kapitullin 35, që ka të bëjë me Kosovën dhe se kjo nuk mund të harrohet.

Sipas tij për këtë arsye Serbisë i duhet dialogu i brendshëm për Kosovën.

Pas takimit me raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister, Vuçiq tha se çështje kyçe është Kosova, e pastaj raportet e Serbisë me Rusinë, politika e jashtme, sundimi i i ligjit dhe se Serbia duhet të ballafaqohet me të gjitha këto çështje.

“Serbia është në rrugën evropiane, sepse dëshirojmë t’i takojmë kësaj shoqërie”, tha Vuçiq dhe ka shtuar se “e dimë se kemi vështirësi, të cilat vendet e tjera nuk i kanë pasur, askujt nuk i bëhen pyetje të tilla si neve për Kosovën dhe këtë e kemi ditur, kjo nuk është risi”.

Më tej, Vuçiq tha se “këtë nuk mundemi ta harrojmë”, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme