Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një intervistë mbrëmë në RTS ka folur për propozimin europian, duke thënë se nuk do ta implementojë cështjen e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Kjo çështje adresohet në në nenin 4 të propozimit europian. Aty thuhet se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.
Por Vuçiq që ka refuzuar të hënën nënshkrimin e propozimit thotë se nuk do ta implementojë këtë pjesë.
“Për aq kohë sa jam President i Republikës, nuk do të nënshkruaj as njohjen formale e as informale të Kosovës, as anëtarësimin në OKB” ka thënë ai.
“Kështu që unë nuk do ta zbatoj dhe anëtarësimin në OKB, apo diçka të ngjashme. E kam përsëritur tashmë 50 herë” ka theksuar Vuçiq
“ Dhe mos me shiko (i drejtohet gazetarit), sikur ke rënë nga Marsi, sepse e ke dëgjuar në Kuvend dhe sonte tashmë 4 herë. Prandaj, ne jemi duke bërë një plan zbatimi, për çka Lajçaku do të vijë edhe këtu edhe në Prishtinë. Kur të vijnë tek ne dhe tek ata, ne dhe ata do të propozojmë diçka. Dhe unë po ju them, unë jam gati të flas dhe të negocioj për gjithçka tjetër, si për planin e zbatimit, por nuk do ta nënshkruaj këtë” ka thënë ai.