Presidenti serb Aleksandar Vuçiq bashkë me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, kanë biseduar rreth një orë me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.
Tanjug shkruan se takimi i cili ishte lajmëruar nga Vuçiq të enjten në Bruksel tashmë ka përfunduar.
Ai do të ketë një adresim për media rreth orës 14:30, transmeton KlanKosova.tv.