Vuçiq me diplomatin amerikan: Dialogu mënyra e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura

Prishtinë | 12 Kor 2025 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Brendan Hanrahan, para nisjes për Kosovë, ka qëndruar për vizitë në Serbi ku edhe është takuar me presidentin serb, Aleksander Vucic.

Në njoftimin e presidentit serb, thuhet se temat e diskutimit kanë qenë çështjet globale, raportet Serbi-SHBA dhe situata në Ballkanin Perëndimor.

Vuçiq ka thënë se në takim ka potencuar se dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur “çështjet e hapura dhe për respektimin e së drejtës ndërkombëtare”.

“Vëra në dukje se Serbia mbetet e vendosur fort për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, për dialogun që e shohim si të vetmen mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe për respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiq në njoftimin e tij.

Të ngjashme