Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka shfrytëzuar vizitën në Kosovë për të shpërndarë mesazhe të rrejshme, duke falsifikuar edhe historinë e luftës në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Vuçiqi, i cili në Kosovë erdhi me lejen e Prishtinës zyrtare, ka ngritur në qiell kriminelët e luftës me në krye Slobodan Milosheviqin, gjatë regjimit të të cilit ka qenë ministër i Informacionit.
Vuçiq ka shprehur publikisht edhe pretendimet territoriale ndaj Kosovës, duke thënë se “s’po i ndërrojmë kufijtë, sepse nuk ka kufij”.
Deklaratat e Vuçiqit janë konsideruar fyerje për qytetarët e Kosovës, viktimat e luftës dhe ata që intervenuan më 1999 për ta shpëtuar popullatën civile, përfshirë NATO-n. Madje Aleancën veri-atlantike, Vuçiq e ka akuzuar se kanë bombarduar “si qyqanë, prej distancës”