Vuçiq në stërvitje ushtarake: Po ta kishim rrahur ndonjë shqiptar, s’do të kishim pasur shpëtim

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 15:30 | Nga

Stërvitjet ushtarake të Serbisë me municion luftarak me emrin ”Sadejstvo 2018” (Bashkëveprimi 2018) ka filluar sot në poligonin ushtarak të Serbisë, në Pasuljanske livade.

Stërvitjet, të cilat po i mbikëqyr kryetari Serbisë Aleksandar Vuçiq, siç njoftojnë medie të Beogradit po bëhen nga Brigada e katërt e Ushtrisë Tokësore dhe brigadat ajrore e ato speciale.

Në stërvitje po marrin pjesë 923 pjesëtarë të ushtrisë dhe në to përdoren lloje të ndryshme armatimi .

Vuçiq, në këtë ngjarje ushtarake ka edhe folur për zhvillimet e fillim javës në Kosovë .

“Sikur ne të kishim rrahur e arrestuar ndonjë shqiptar, nuk do të kishim pasur shpëtim, ndërsa kjo që ndodhi s’ka lidhje, sponsorët e pavarësisë së Kosovës janë të përmbajtur”, citon portali informer të ketë thënë ai me këtë rast, transmeton Koha.net

“Është vështirë kur flisni me sponsorët e pavarësisë, ata në radhë të parë janë amerikanët dhe disa vende perëndimore”, ka thënë ai.

Ai nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e opozitës serbe se arrestimi i Gjuriqit ka qenë i inskenuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme