Vuçiq nesër do t’i takojë në Beograd përfaqësuesit politikë serbë nga Kosova

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 19:48 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesit politikë serbë nga Kosova nesër do të marrin udhë për në Serbi.

Ata do të priten nga Presidenti i këtij shteti, Aleksandër Vuçiq në mesditë, njofton Tanjug.

Bashkë me Vuçiq nikoqirllëk përfaqësuesve të Listës Serbe do t’ju bëjë edhe Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Takimi do të mbahet në Beograd dhe do të nisë në orën 12:00, ku pastaj do të ketë edhe një deklarim për media.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme