Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se takimi paraprak në Berlin më 29 prill do të jetë shumë i vështirë për vendin e tij.
Në të njëjtën kohë, ai për tv pink ka hedhur poshtë njoftimet se në kryeqytetin gjerman do ta nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Kanë thënë se Vuçiqi e Bërnabiq do ta njohin Kosovën e pavarur. Nuk do të njoh asgjë, as në Berlin dhe as diku tjetër”, citohet të ketë thënë Vuçiq.