Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka sqaruar sot vendimin e tij që të mos udhëtojë drejt New Yorkut për të marrë pjesë në Asamblenë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara.
Vuçiq thotë se nuk kishte gjetur një arsye për të shkuar atje, pasi sipas tij do të duhej të fliste me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe ata shqiptarë, dhe thotë se nuk e di se për çfarë do të mund të flisnin pasi sipas tij të gjitha gjërat janë thënë.
“Une dua progres rrënjësorë rreth zgjidhjes së çështjes së Republikës së Kosovës, gjë të cilën ata nuk e duan”, ka thënë presidenti serb gjatë një adresimi për media në Nish, raporton tanjug, transmeton Gazeta Express.
Ai ka folur për përfaqësimin që Brnabic dhe Dacic i kanë bërë Serbisë në Kombet e Bashkuara.
“Unë nuk mund të shkoja me ta dhe të përsëris të njëjtat gjëra. Më tregoni nëse jeni për përparim thelbësor, nëse është kështu atëherë këtu më keni dhe do të vija kudo që të më ftonit, në Bruksel, Grenlandë dhe kudo që të më ftoni. Por nuk vij për të humbur kohën time duke dëgjuar tregime boshe që i kam dëgjuar për vite të tëra që Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Aleksandër Vuçiq.
Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara jo zyrtarisht ka marrë pjesë edhe një delegacion nga Republika e Kosovës, i prirë nga presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj dhe Behgjet Pacolli.