Vuçiq: “Open Balkan iu ofron liri njerëzve”

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nisma e “Open Balkan” iu ofron liri njerëzve.

“Ballkani i Hapur është diçka që u jep njerëzve liri. Njerëzit janë thelbi i këtij projekti, njerëzit e zakonshëm për të cilët ne kujdesemi – nga fermerët tanë te prodhuesit tanë, biznesmenët, te punëtorët e punësuar në këto kompani,” shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram “avucic ” , raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar të enjten në Beograd  me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendës kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, në kuadër të iniciativës së “Open Balkan”.

Presidenti serb tha një ditë më parë se mbledhja e radhës do të zhvillohet në Tiranë, në fund të dhjetorit, ku duhet të miratohet marrëveshja për tregun e lirë të punës, njofton Klankosova.tv.

Të ngjashme