Vuçiq – Osmanit: S’po e ndryshojmë as ne Kushtetutën, çfarë do të bëjmë atëherë?

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se “Bashkimi Evropian duhet t’i japë përgjigje refuzimit të Kosovës për të zbatuar marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

I pyetur për të komentuar deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani se Kosova nuk do ta ndryshojë Kushtetutën për shkak të Asociacionit dhe se “Serbia është kanceri i Evropës”, ​​Vuçiq tha se “kjo është çështje e Evropës”raporton Tanjug.

“Nëse nuk duan ta ndryshojnë (Kushtetutën), ne e kuptuam mesazhin e tyre dhe do të presim një përgjigje nga Evropa dhe BE-ja. As ne në atë pjesë nuk do ta ndryshojmë Kushtetutën dhe çfarë do të bëjmë atëherë”, deklaroi ai.

Kreu i shtetit serb thotë mes tjerash se “Kosova mund të sillet me arrogancë”, por se sipas tij “Beogradi gjithmonë do të sillet me përgjegjësi dhe do të ruajë paqen dhe stabilitetin”./Klankosova.tv/.

Të ngjashme