Vuçiq paralajmëron se për 6 nëntor po përgatitet një tjetër aksion në Veri të Kosovës, e quan “një katastrofë”

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar qytetarët serb se Qeveria e Kosovës do të dërgojë me 6 nëntor forcat policore në Veri të vendit.

Sipas mediumit serb B92, Vuçiq ka thënë se ky është në lajm katastrofik për popullin serb

“Ky do të ishte një lajm katastrofik, i tmerrshëm për popullin tonë”, tha Vuçiq, transmeton Reporteri.net.

Vuçiq tha se është tejet i shqetësuar se Kosova nuk po i zbaton marrëveshjet e Brukselit,

“Nuk jam i sigurt se do të jetë një lajm i mirë as për ta. Ai duhet të mendojë mirë për vendimet e tij. Nuk kemi ku të shkojmë, ne mund të bëjmë vetëm lëvizje të detyruara, jo për fajin tonë,” tha ai.

Sipas mediave serbe kryeministri Kosovar Albin Kurti, po përpiqet që të vë nën kontroll nënstacionin e Valacit. Përmes këtij trafostacionisipas mediave serbe shpërndahet 85 për qind e rrymës për veriun.

Sipas mediave serbe Kosova po përpiqet të marrë nën kontrolle ato nënstacione më aksione sikur ai i targave.

Vuçiq thotë se është i sigurt se po planifikojnë që, pasi për një arsye të “sigurt” presin 6 nëntorin, planifikojnë të marrin “Valacin” në periudhën e ardhshme.

Të ngjashme