Vuçiq pas takimit me Palmerin: Pas 2-3 muajsh të krijohen kushtet për vazhdimin e dialogut

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Aleksandar Vuçiq është paraqitur në një konferencë të përbashkët për media me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është paraqitur në një konferencë të përbashkët për media me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer.

Vuçiq është deklaruar i kënaqur pas takimit me Palmerin dhe zbulojë disa prej temave të diskutuara mes tyre.

“Sa i përket Kosovës, dihen qëndrimet tona të ndryshme dhe kjo nuk është fshehtësi. SHBA e njeh Kosovën si shtet, por i jam falënderues Palmerit që e dëgjoi mendimin tonë sot dhe më herët”, deklaroi Vuçiq në konferencë për media.

“Po ashtu, ai ka shfaqur mbështetjen për rrugëtimin e Serbisë drejt BE-së, kurse në pyetjet që nganjëherë dikë mund ta lëndojnë në Serbi kam biseduar haptas me Palmerin. Unë nuk fsheh asgjë nga askush, e pres mysafirin dhe sillem në mënyrë diplomatike”, shtoi ai.

“Palmer po ashtu më ka njoftuar se çka nuk i pëlqen SHBA-psë në Serbi, jemi shpjeguar mes vete”, theksoi ai. Vuçiq ka shprehur besimin se në muajt e ardhshëm do të krijohen kushtet për vazhdim,in e dialogut me Kosovën.

“Jam i sigurt se së shpejti në 2-3 muajt e ardhshëm do të krijohen kushtet për vazhdimin e dialogut dhe të kemi një zgjidhje kompromisi. Serbia është e gatshme për kompromis por nuk do të jetë asnjëherë e gatshme për t’u përulur veten dhe popullin e saj”, tha ai.

“Kurrë nuk kemi paraqitur kërkesa radikale dhe diçka që dikush tjetër nuk mund të pranojë, gjithmonë kemi folur për kompromis. Por, nuk është e mundur që askush të na detyrojë të shkelim parimet dhe interest tona si rezultat i presioneve të jashtme”, u shpreh Vuçiq. 

Të ngjashme