Vuçiq për “Ballkanin e Hapur”: Po përgatisim gjëra të mëdha për serbët, shqiptarët dhe maqedonët

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Ballkani i Hapur është opsioni më i mirë për popujt e Ballkanit.

Vuçiq po ashtu shtoi se po “përgatiten gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

“Ballkani i Hapur është nisma më e mirë për popujt e Ballkanit. Ne po përgatisim gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Vuçiq në një postim në profilin e tij në Inmstagram.

Gjatë ditës së djeshme edhe Kryeministri i Malit te Zi, Dritan Abazoviq ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e radhës së iniciatives “Open Balkan”, i cili në qershor do të mbahet në Ohër te Maqedonisë së Veriut.

Gjatë një aktiviteti në Podgoricë, Abazoviq tha se Mali i Zi nuk i është bashkuar kësaj iniciative, por në të kaluarën ka marrë pjesë në takimet si vëzhgues.

“Personalisht mendoj se çdo iniciativë rajonale e cila mundet të përshpejtojë integrimet evropiane, jo vetëm të Malit të Zi por krejt rajonit, është diçka që ne duhet të pranojmë. Në anën tjetër, nëse dikush dëshiron të zëvendësojë integrimet evropiane, ne nuk jemi te interesuar. Por, unë ende nuk e kam dëgjuar një argument të vlefshëm që Ballkani i Hapur nuk është i mirë për Malin e Zi”, ka deklaruar Abazoviq.

Të ngjashme