Vuçiq për Kosovën: Të dyja palët duhet të humbin diçka

Prishtinë | 24 Gus 2018 | 13:14 | Nga

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se tani për tani nuk ka kurrfarë marrëveshje rreth çështjes së Kosovës, por ka porositur se nuk ka frikë nga propozimi i ideve, për dallim siç thotë ai nga shumica në Serbi, transmeton “Zëri.info”.

“Nuk ka marrëveshje. Nëse dikujt i intereson nëse jemi afër një marrëveshjeje, nuk jemi, jemi mjaft larg kësaj. Po mundohemi të merremi vesh për të pasur paqe, qetësi dhe të ardhme. Të dyja palët duhet të humbin diçka, në mënyrë që në fund të dy palët të jenë të kënaqura. Nëse dikush mendon se mund t’i fitoj të gjitha, e dikush asgjë, kjo nuk mund të ndodh”, ka deklaruar Vuçiq derisa po fliste për zgjidhjen e problemit të Kosovës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme