Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se paralajmërimi për anulimin e pjesshëm të taksës është një mashtrim i ri i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Sipas tij, i dërguari i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell “ka absolutisht të drejtë që thotë se SHBA-ja nuk i mbështet “masat gjysmake ” të Kryeministrit të Kosovës”, raporton Tanjug.
“Një ditë para vizitës time në SHBA vendosi ta heqë tarifën në mënyrë që të mos kisha një temë atje. Ai mendoi se tarifat do të hiqeshin një ditë para qëndrimit tim në Berlin, shtatë ditë para vizitës së tij dhe dy ditë para samitit të madh në Vjenë”, tha ai.