Presidenti i Republikës së Palauit, Tommy Esang Remenges do të qëndrojë në Serbi për vizitë zyrtare.
Ai do të pritet në Beograd nga homologu serb, Aleksandër Vuçiq sot në mesditë, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Palaui është shteti i fundit që ka njoftuar se ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe menjëherë pas kësaj po viziton Beogradin.
Vuçiq ka thënë se mysafirin do ta njoftojë rreth raporteve Kosovë-Serbi, për çka ka thënë se duhet treguar real, serioz dhe të përgjegjshëm.