Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq për TV Prva ka thënë se Serbia është mbështetur për muri dhe se gjendet në pozitë të vështirë.
Ai ka deklaruar kështu duke komentuar miratimin e djeshëm të Platformën së Kosovës për dialog me Serbinë të cilën e ka quajtur të keqe dhe kundër dialogut.
ka problem, ne jemi mbështetur për muri, jemi në pozitë të vështirë. Ne gjithmonë kemi qenë për dialog, por tash nuk kemi ku të shkojmë tutje. Jemi këtu ku jemi, do ta mbrojmë dhe do ta ruajmë vendin tonë. Do të presim 10, 15 ditë e do të marrim vendimin tonë në interes të Serbisë”, ka thënë ai.
Vuçiq, pas takimit me diplomatin amerikan David Hale ka vazhduar fushatën dhe ka zhvilluar takime me qytetarë jashtë Beogradit.
Siç përcjell tanjug, gjatë mitingut ai i ka ftuar ata që “e përkrahin Kosovën që të mendojnë mirë “se sa jemi (larg) nga katastrofa” nëse shqiptarët (e Kosovës) vazhdojnë me hapa të pandërgjegjshëm”.
“Kemi punë me njerëz të rrezikshëm e të papërgjegjshëm”, ka thënë duke aluduar në politikanë të Kosovës.