Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ul përsëri në bankat shkollore, si student i Shkollës së Lartë të Sportit dhe Shëndetit në Beograd.
Për këtë ai ka shkruar në Instagramin e tij zyrtar duke thënë se po e plotëson një ëndërr të kamotshme, njofton Klan Kosova.
“Jam shumë i lumtur që pas shumë vitesh po filloj të realizoj ëndrrat e mia të djalërisë”.
Vuçiq njoftoi në korrik të këtij viti se u bë student për herë të dytë në jetën e tij për të realizuar dëshirën për t’u bërë trajner basketbolli për fëmijë.
Në një intervistë, ai ka thënë se do ta zhvillojë këtë profesion pasi të përfundojë karrierën e tij politike.