Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk mendon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës.
“Nuk mendoj se Amerika është drejtpërdrejt kundër formimit të ushtrisë të Kosovës, por mendon se kjo nuk është koha e duhur”, ka thënë Vuçiq.
Lidhur me reagimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Vuçiq tha se ishte i ndryshëm dhe se Serbia duhet të jetë tepër e kujdesshme lidhur me këtë.
Në fund, Vuçiq ka thënë se Serbia është shtet neutral por mjaft i fortë aq sa askush nuk mund ta rrëzojë lehtë.
“Ne nuk duam të jemi pjesë e NATO-s, këtë ja thashë edhe atij, por edhe në selinë e NATO-s … Serbia është vend neutral. Ne duam të jemi neutral, por mjaft të fortë, si ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht, që askujt të mos i bie ndërmend që të na rrezikojë”, ka thënë Vuçiq për “Hepi TV”, raporton “B92”.