Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se shqiptarët e Kosovës, të me miratimin e Platformës së Dialogut, treguan se kurrë nuk deshën dialog dhe nuk do ta dëshironin atë në të ardhme.
Sipas tij, reagimi i Serbisë do të jetë vendimtar, serioz dhe i vendosur.
“Ne do të ruajmë interesat e Serbisë dhe nuk kemi frikë nga kërcënimet e tyre, as përkrahësit e tyre,” tha Vuçiq.
Këto komente ai i bëri gjatë një vizite që i bëri rrethit të Sremit pak kohë pasi takoi nënsekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, David Hale , i cili i bëri thirrje Prishtinës të heqë taksën.