Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha sot se nuk ka frikë nga paralajmërimi i Londrës ndaj britanikëve që të mos udhëtojnë në veri të Kosovës, por se ka frikë nga situata në Kosovë për të cilën ai flet çdo ditë.
Kreu i shtetit serb i pyetur rreth paralajmërimit nga Ministria e Jashtme e Britanisë, theksoi se nuk ka dijeni të drejtpërdrejtë për këtë, por gjithnjë flet rreth asaj se nuk ka zgjidhje për problemin e Kosovës për të gjithë, transmeton Klan Kosova.
Ditë më parë, klankosova.tv ka raportuar se Ministria e Jashtme e Britanisë kishte këshilluar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë për në Kosovë, veçanërisht në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.