Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte do të takohet sërish me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.
Vuçiq sonte do të dëgjojë mendimet e serbëve nga barrikadat dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre.
Pritet që Vuçiq të prezantojë qëndrimin e tij për çështjen e barrikadave.
Ende nuk dihet nëse takimi do të mbahet në Rashkë apo në Rudare, ndërsa “Blic” tashmë ka raportuar se Vuçiq sonte me siguri do të bisedojë me serbët në vijën administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë qendrore.
Vuçiq sot ka biseduar dy orë me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se nga Vuciq kanë dëgjuar “lajmin e mirë për lirimin e serbëve” dhe mendimin e tij se “do të ishte mirë të hiqeshin barrikadat”.