Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot është takuar me të dërguarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, me të cilin ka diskutuar për temat aktuale botërore dhe rajonale, si dhe për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe Serbi- Britani.
“Në vitin që shënon 185-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona, theksova se Serbia është e vendosur të intensifikojë bashkëpunimin serbo-britanik, veçanërisht ekonomik, në të cilin ka shumë mundësi të pashfrytëzuara”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Zyra e Vuçiqit.