Kryetari serb Aleksandar Vuçqi sot ka treguar disa nga detajet e bisedave me diplomatin amerikan Hoyt Brian Yee gjatë javës së shkuar në Beograd.
“Hoyt ka sjellë mesazhe të rënda, jo krejtësisht të reja, por ndoshta të paraqitura me intonim më të fuqishëm, e unë, me një oktavë më të lartë, kam mbrojtur të drejtën sovrane të Serbisë e të qytetarëve të saj që të jenë vetja në vendin e vet dhe që vetë, në mënyrë sovrane, të vendosin për të ardhmen e tyre”, ka thënë Vuçiq.
Ai, siç njofton “novosti” ka shtuar se me palën amerikane para takimit ishin marrë vesh që kumtesa ta hartohet me konsensus dhe se “miqtë tanë amerikanë sigurisht menduan se n e do të fshihnim ndonjërën nga temat ose do t’i paraqisnim ato më të mira, siç kanë bërë të tjerët më parë”.
“U habitën kur e morën tekstin, ndoshta edhe më brutal se sa që e prisnin… Ai tekst përmbante të gjitha nga takimi, që nga vëllezërit Bytyçi deri te zjarrvënia në ambasadë. Nuk duhet të shtoj atë për ndikimin rus, Kosovën, që janë mospajtimet më të mëdha”, ka thënë Vuçiq duket premtuar se nesër do të tregoj se cilat kanë qenë përgjigjet e tij në të gjitha këto pyetje.