Vuçiq tregon marrëveshjet që sot i arriti me Edi Ramën e Zoran Zaevin

Prishtinë | 30 Tet 2020 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se sot në videotakimin  që e ka pasur me Kryeministrat Rama e Zaev për Minishengenin, i kanë marrë disa vendime të rëndësishme të cilat do të implementohen nga 10 nëntori.

Vuciq ka thënë se nga kjo datë qytetarët  tre vendeve me siguri se do të mund të lëvizin pa test PCR.

“ Patëm një takim të gjatë me Ramën dhe Zaevin mendoj se është me rëndësi që i morrëm disa vendime, që do të implementohen më së voni deri më 10 nëntor. Deri atëherë në Shqipëri dhe Maqedoni Veriore do të mund të udhëtohet  pa test PCR dhe nga atje edhe në Serbi” ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka shtuar se me Tiranën dhe Shkupin do të bëjnë marrëveshje për trajtimin e pacientëve në vendet respektive duke e rregulluar me këtë rast edhe çështjen e shpenzimeve.

Të ngjashme