Vuçiq uron Gjukanoviqin

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 16:21 | Nga

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

“Pranoni urimet e mia për fitoren tuaj në zgjedhjet presidenciale. Qytetarët e Malit të Zi kanë treguar se kanë besim në përvojën tuaj politike dhe aftësitë shtetërore. Unë shpresoj se me punën tuaj do të kontribuoni për paqen dhe stabilitetin e rrethanave politike në rajon si një shtyllë për të gjithë nëpërmjet përparimit të nevojshëm ekonomik. Në pritje të bashkëpunimit të mirë dhe forcimit të marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe Malit të Zi, ju uroj shumë sukses në një detyrë të përgjegjshme”, thuhet në urimin e tij.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte lideri i parë në rajon që uroi Gjukanoviqin për rikthimin e tij në postin e të parit të Malit të Zi.

“Urime mikut tim të vjetër, Milo Gjukanoviq për fitoren e tij në Mal të Zi. Kjo është një fitore për Malin e Zi, por edhe për gjithë rajonin që aspiron integrimin në NATO dhe BE”, ka shkruar ai.

Gjukanobiq fitoi afro 54 për qind të votave në zgjedhjet e së dielës në Mal të Zi, transmeton Klan Kosova.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme